Vjen edhe një reagim për fotografinë e nxënësve me flamurin turk

Autori:Gazeta Fjala

1-310-1 (1)

Komuna e Prizrenit ka reaguar ndaj fotografisë ku nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” shihen duke mbajtur flamurin turk.

Drejtoria Komunale e Arsimit këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordinim të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni.

“Andaj, në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi:.

“Me këtë rast DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vjen-edhe-nje-reagim-per-fotografine-e-nxenesve-me-flamurin-turk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala