Vjedhja në memorialin “Ibrahim Rugova”, qytetarët të zhgënjyer e të shqetësuar

Autori:Gazeta Fjala

qytetaret-780x439

Qytetarët në Istog janë të shqetësuar pas vjedhjes së sistemit të vëzhgimit të kamerave, sistemit të zërimit dhe një pjesë të ndriçimit në objektin memorial “Ibrahim Rugova”.

Januz Idrizaj banor i këtij qyteti ka thënë se një gjest i tillë është shumë i ulët.

“Inshalla ata që e kanë bërë gjenden dhe dalin një ditë para drejtësisë. Kjo është tmerr. Ky është mëkati më i madh, të vidhet për së vdekuri, se sa ka qenë gjallë nuk kanë mundur ta shohin me sy”, deklaroi për RTV Dukagjini, qytetari Januz Idrizaj.

Zenel Ibrahimaj një tjetër qytetar ka kërkuar që ata që e kanë bërë këtë veprim sa më parë të dalin para drejtësisë.

“Turp i qoftë atij që e ka prek këtë vend. E kemi pasur të shenjtë, e kemi pasur të mirë. Ai ka qenë për shqiptarët pejgamber. Ka qenë më i miri për të gjithë shqiptarët. Ka qenë për vatan, për shpi e për shtet”, deklaroi qytetari tjetër Zenel Ibrahimi.

Kundër këtij veprimi ka reaguar edhe Komuna e Istogut.

“Vërtet është një akt shumë i ultë. Një veprim shumë i ultë i të gjithë atyre që e kanë bërë një veprim të tillë, sidomos në memorialin “Ibrahim Rugova” që qytetarët e Istogut janë duke pritur me entuziazëm përfundimin e punimeve, deklaroi Besart Dreshaj.

Ndryshe në lidhje me këtë rast, nga policia nuk është raportuar për të arrestuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vjedhja-ne-memorialin-ibrahim-rugova-qytetaret-te-zhgenjyer-e-te-shqetesuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala