Viva Fresh shet produkte me afat të skaduar (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

20793038_10154462712285904_21890204_n-650x358

Nuk është rasti i parë që në marketet në Kosovë shiten produkte me afat të skaduar. E rastet e tilla gjithmonë denoncohen nga konsumatorët të cilët i vërejnë ato.

Një rast i tillë ka ndodhur në marketin Viva Fresh, ku një qytetar ka postuar fotografitë e një kosi të cilin e kishte blerë aty, transmeton Periskopi.

Personi ka blerë produktin duke mos i shkuar në mendje se mund të ishte me afat të skaduar pasi që ndodhej në raft. Pasi e ka hapur ka parë që kosi ishte mykur.

Ky konsumator ka postuar fotografitë në profilin e tij në facebook duke sqaruar rastin.

Ai shprehet i indinjuar duke thënë se kjo mund t’i kishte ndodhur ndonjë fëmije dhe mund të ishte helmuar pa e vërejtur se kosi ishte prishur.

20793038_10154462712285904_21890204_n20751620_10213559191111508_330804273_n 20814830_10154462712295904_121209082_n-1 20814830_10154462712295904_121209082_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/viva-fresh-shet-produkte-me-afat-te-skaduar-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala