Viti i “shterrur” i bankave

Autori:Zekirja Shabani

banka

Parashikimet e bankierëve, të paktën që prej 2012-s, që viti në vijim do të ishte më pozitiv dhe më e keqja ishte lënë pas, nuk kanë arritur të materializohen. Edhe 2015-a nuk arriti ta thyejë “mallkimin” e bankave. Rritja e aktiveve ishte minimale, kredia ra me ritmet më të larta që prej një dekade, depozitat u zgjeruan me ritmet më të dobëta në 25 vjet, fitimi ishte i përqendruar në pak banka. Bankierët fajësojnë ekonominë e dobët, mungesën e kërkesës për hua, ngarkesën e madhe me borxhe të bizneseve, mjedisin e pasigurt të brendshëm dhe ndërkombëtar (shiko intervistat në vijim).

Ndryshe nga vitet e kaluara, ata mbeten disi pesimistë për të ardhmen, ku të paktën dhe 2016 pritet të jetë i vakët. Pozitive vlerësohet fshirja e kredive të humbura dhe pastrimi i bilanceve të bankave, por për sa kohë mjedisi do të vijojë të jetë i dobët, do të rritet probabiliteti që edhe huat e mira të fillojnë të kenë probleme.

Pasi procesi i shitblerjeve u finalizua vitin e kaluar përmes blerjes së francezes Credit Agricole nga grupi NCH Capital, që e shndërroi atë në Bankën Amerikane të Investimeve, pritet që ai të vazhdojë dhe këtë vit. Një sërë bankash, sidomos ato të vogla, janë ende në shitje. Ndërsa bankat e brendshme nuk duket se kanë më oreks të zgjerohen, pritet që banka të huaja të jenë të interesuara për të hyrë në tregun shqiptar./Monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/viti-i-shterrur-i-bankave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala