Vitamina që jua përmirëson shikimin dhe i mban sytë të shëndetshëm

Autori:Zekirja Shabani

Best-supplements-for-eyes-Take-this-vitamin-to-boost-vision-and-keep-eyes-healthy-1057800-780x439 (1)

Shëndeti i syve është tejet i rëndësishëm – nëse nuk kujdeseni mirë për ta, ju mund ta humbni shikimin.

Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mos mbrojtja e syve nga dielli mund ta rritë rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktit,

Ushqimi është një nga faktorët kyç për mirëmbajtjen e shëndetit të syve, e në veçanti vitamina A.

Jo vetëm se vitamina A e promovon shëndetin e përgjithshëm, por edhe i mbron sytë dhe e ngadalëson procesin e sëmundjeve më serioze të syve.

Ekspertët shpjegojnë se vitamina A e mbron sipërfaqen e syrit (kornean) duke i lubrifikuar qelizat.

Përveç se kontribuon në shëndet të syrit, vitamina A është e mirë edhe për rritjen e eshtrave, shëndetin e lëkurës dhe forcimin e sistemit të imunitetit.

Fatmirësisht kjo vitaminë mund të merret lehtë përmes ushqimit.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:

– Mëlçia e secilës kafshë
– Të verdhët e vezës
– Gjalpi
– Patatet e ëmbla
– Karrota
– Spinaqi
– Djathi zviceran.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vitamina-qe-jua-permireson-shikimin-dhe-i-mban-syte-te-shendetshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala