Visar Ymeri: Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti legjitimuan pushtetin e Milloshevicit

Autori:Zekirja Shabani

visar ymeri

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese dhe Presidentin Hashim Thaçin se kanë legjitimuar pushtetin fashist të Sllobodan Milloshevicit përmes vendimit për t’i falur tokë Manastirit të Deçanit.

Thaçin e ka bërë përgjegjës për shkak se si kishte përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“E tash Republika e Kosovës po e legjitimon pjesërisht atë okupator kriminal. Prej Gjykatës Kushtetuese që nxjerrë aktgjykime legjitimuese për vendimet e Milosheviqit, e deri te Hashim Thaçi që e përshëndet këtë legjitimim të vendimeve të Milosheviqit”, ka shkruar Ymeri, në reagim.

Ky udhëheqës partiak ka treguar se si do të duhej të vepronin institucionet kushtetuese ndaj vendimeve që ishin marrë në kohën e Milloshevicit.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej të ishin të kundërta prej trashëgimisë fashiste e gjenocidale të Milosheviqit. Fatkeqësisht një institucion i Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese, legjitimoi një vendim të vitit 1997, me të cilin Qeveria e atëhershme e Serbisë ia kishte dhuruar pronat e ndërmarrjeve shoqërore “Iliria” dhe “Apiko” Manastirit të Deçanit”, ka shtuar ai.

“Kosova ka qenë e okupuar në mënyrë klasike nga Serbia, dhe regjimi i Milosheviqit ka qenë regjim okupator që ka ndjekur politika të fashiste, kolonizuese e gjenocidale ndaj Kosovës e shqiptarëve. Ky nuk mund të trajtohet si pushtet legjitim, dhe në fund të viteve 90’ta edhe bota u bind që nuk është pushtet legjitim por regjim kriminal”

“Bartja e pronës së ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” në pronësi të Manastirit të Deçanit është i padrejtë, shpronëson punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, shkakton pabarazi në mesin e qytetarëve. Rrjedhimisht është i papranueshëm”. / Gazeta Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/visar-ymeri-gjykata-kushtetuese-dhe-presidenti-legjitimuan-pushtetin-e-milloshevicit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala