Vidhet flamuri shtetëror te “Rrethi”

Autori:Gazeta Fjala

28109047-10214705585064484-565767947-n-720x450_1518552829-9872251

Janë ndërlikuar përpjekjet për vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës. Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është vjedhur.

Në ndërkohë është shtuar numri i qytetarëve dhe është shtuar edhe qarkullimi i veturave “Te Rrethi”.

Pak minuta më parë tensionet kanë shpërthyer të ‘Rrethi’ në Prishtinë ku po tentohet zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me atë shtetëror.

Në vendin e ngjarjes është policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit të cilët janë thirr për vendosjen mekanike të flamurit, pasi mekanizimi tjetër kishte dështuar nga një defekt i energjisë elektrike.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës, tek i njëjti vend.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Ditën e djeshme po nëpërmjet Facebook, ishte bërë thirrje që të ndalohej largimi i flamurit kombëtar nga ky vend në hyrje të Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vidhet-flamuri-shteteror-te-rrethi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala