Video në Facebook: “Minohen shinat e trenit Beograd-Mitrovicë?”

Autori:Gazeta Fjala

treni2-640x358

Një video e dyshimtë është duke qarkulluar në të cilën shihen disa persona duke minirate hekurudhën që e lidh Mitrovicën Veriore me Serbinë. Kjo video është publikuar nga një faqe në FB, “Një Komb”, në të cilën shkruan se kjo video është huazuar nga faqja “Prishtinacity”.

Ende nuk dihet nëse kjo video është e vërtetë apo është vetëm një veprim për t’i frikësuar palën serbe.

Zëdhënësi i Policisë, Duat Hoxha, ka thënë se është në pushim dhe nuk mund të flasë lidhur me këtë video.

“Kontaktojeni ndonjë zyrtar tjetër të Policisë”, ka thënë Hoxha, për Express.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/video-ne-facebook-minohen-shinat-e-trenit-beograd-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala