Vetura përfundon në shtyllë elektrike në Arbëri

Autori:Gazeta Fjala

vvv

Një aksident ka ndodhur pas orës 23:00 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Një veturë e ka humbur drejtimin duke goditur një shtyllë elektrike në këtë rrugë. Një pjesë e rrugës ka mbetur pa energji elektrike një kohë. Shoferi i veturës nuk ka marrë lëndime serioze dhe ishte i ri në moshë, merr vesh KTV-ja.

Policia dhe ekipet e tjera e kanë larguar veturën nga vendi i ngjarjes. Besohet se tejkalimi i shpejtësisë ka qenë arsyeja e aksidentit që ka shqetësuar banorët e kësaj rruge.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetura-perfundon-ne-shtylle-elektrike-ne-arberi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala