Vetura godet rëndë këmbësorin në Prishtinë (FOTO)

Autori:Gazeta Fjala

aksiden_1474812412-7576566

Para pak disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë Tirana, mbrapa ish Pallatit të Mediave, ka goditur këmbësorin

Sipas policisë, përsoni i goditur nga vetura e tipit Mercedes ka qenë në gjendje shumë të rënd dhe nuk dihet ende nëse ka shpëtuar i gjallë.

“Ai është transportuar për në QKUK në gjendje shumë të rëndë. Ende nuk kemi informacione nëse ka shpëtuar i gjallë”, i ka thënë gazetarit të portalit INFOKUSI një polic në vendin e ngjarjes.

Këmbësori i cili u godit sipas shikimit në vendin e ngjarjes ka qenë duke e kaluar rrugën në zebra./Infokusi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetura-godet-rende-kembesorin-ne-prishtine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala