Vetëvendosje thellon bashkëpunimin me socialdemokratët austriakë

Autori:Gazeta Fjala

vetev

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan sot në Vjenë me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, znj.Ilia Dib, sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, drejtor i Institutit ‘Karl Renner’.

Sipas një njoftimi për media nga VV, deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e Vetëvendosjes mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza. Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të Vetëvendosjes mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian.

Në fund të këtij takimi, që u vlerësua shumë i përzemërt, të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-thellon-bashkepunimin-me-socialdemokratet-austriake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala