Vetëvendosje proteston kundër “zajednicës”

Autori:Zekirja Shabani

zajednica

Aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje të enjten me një protest simbolike kanë kundërshtuar themelimin e bashkësisë së komunave Serbe. Ata në shenjë proteste kanë shpalosur një afishe që tregon për dëmet që do ti bëhen vendit me krijimin e “zajednicës”, siç e quajnë ata.

Nol Nushi aktivist i levizjes vetëvendosjes ka thënë se Qeveria e Kosovës po lejon krijimin e një mini shteti përbrenda territorit të vet.

Komunat në këtë bashkësi, sipas tij do të funksionoj si një entitet autonom dhe i vet qeverisur  ku gjygjësia  dhe policia dotë jen në duar të qeveritarëve lokal dhe të përcaktuar etnikisht si dhe do të ketë kompetenca shtesë në  arsim dhe shëndetësi.

“Të gjitha këto do ti betonojnë përfundimisht kufinjët etnik  të krijuar qysh në vitin 2007 nga procesi i decentralizimit. Me këta kufij të fort brenda shtetit tonë do të kemi të pamundur që kosova të funksionoj si një shtet i normal”, ka thënë Nushi.

Ai bashkë me aktivistët e tjerë kanë ngjitur afishe edhe nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, duke ua bërë me dije qytetarëve se dëmet që do të shkaktohen nga “zajednica” do të jenë të pa riparueshme./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-proteston-kunder-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala