Vetëvendosje në vendpunishte të autostradës

Autori:Gazeta Fjala

vet-euml-vendosje-me-aksion-simbolik-p-euml-r-ccedil-mimin-e-lart-euml-t-euml-autostrad-euml-s_hd

Lëvizja Vetëvendosje organizoi aksion simbolik në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Sipas kësaj partie, çmimi shumë i lartë i kësaj autostrade, sikurse edhe i autostradës së kaluar, është në shpërputhje me gjendjen ekonomike të popullit të Kosovës.

“600 milionë eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliard eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi”, tha aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni.

“E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri – Bechtel Enka”, ka shtuar më tej ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-ne-vendpunishte-te-autostrades/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala