Vetëvendosje mund t’i jep një “goditje” të madhe Shpend Ahmetit pas dorëheqjes

Autori:Gazeta Fjala

shpend-ahmeti-dardan-sejdi-780x439

Një ditë pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, nga të gjitha funksionet e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, anëtarë të këtij subjekti politik kanë filluar të përhapin thirrje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për largimin e tij nga pozita e kryetarit të kryeqytetit.

Ata kanë nisur të shpërndajnë nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku precizohet largimi i kryetarit të Komunës.

Sipas këtij ligji, “qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës”.

Bazuar në këtë ligj edhe më tej, një kërkesë e tillë për largimin e kryetarit të Komunës duhet të nënshkruhet nga njëzetë (20) për qind e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit.

“Nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet”, thuhet në pikën e tretë të Nenit 72.

Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale
antibiotic cheapest

Cialis Soft cheapest
Ndryshe, Ahmeti në letrën e dorëheqjes nga funksionet e tij në Vetëvendosje ka thënë se javëve të fundit ka kuptuar shumë gjëra për të cilat ka thënë se nuk i ka ditur më parë.

“Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo, kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më”, shkruan në letrën e Ahmetit.

Ai ka thënë se mospajtimet kanë dëmtuar frymën dhe rrjedhimisht dhe kauzën e VV-së.

“Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mirë, e të tjerët e kanë keq”, thuhet më tej në letrën e Ahmetit.

Vetëvendosja ka kohë që është futur në “telashe” të cilat kanë rezultuar me largimin e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie, përfshirë zyrtarë të lartë dhe drejtues të këtij subjekti politik.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-mund-ti-jep-nje-goditje-te-madhe-shpend-ahmetit-pas-doreheqjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala