Vetëvendosje kushtëzon LDK-në me postin e Kryeministrit, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme

Autori:Gazeta Fjala

isa-mustafa-albin-kurti-1-800x460

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri me rastin e aderimit të tij në Vetëvendosje, ka folur sot edhe për mundësitë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bahtiri theksoi se e kanë kushtëzuar LDK-në, që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti ndërsa dhe t’i drejtojnë edhe dy ministri, në të kundërtën nuk ka marrëveshje bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.

”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.

”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK-në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-kushtezon-ldk-ne-me-postin-e-kryeministrit-ministrine-e-drejtesise-dhe-ate-te-brendshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala