Vetëvendosje gjobitet me 5 mijë euro (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

xxxxxxxxxxxxxxx-1507393308-5946173_1507730092-3288935

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro, pasi zyrtarë të Shtabit Zgjedhor të LDK-së kanë vërejtur dhe fotografuar vendosjen e kioskave për qëllime elektorale në sheshin qendror “Zahir Pajaziti” nga partia e Visar Ymerit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  e ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK’së me seli në Prishtinë, derisa Vetëvendosjes i është shqiptuar një gjobë prej 5 mijë euro të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga data e pranimit të këtij vendimi, shkruan

Në arsyetimin e LDK-së drejtuar PZAP-it, thuhet se Lëvizja Vetëvendosje me anë të këtyre kioskave ka rënë në kundërshtim me nenin 33 pika b e LZP-së.

Paneli i PZAP-it nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, ka konstatuar se  është bërë shkelje e Kodit të Mirësjelljes.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vetevendosje-gjobitet-me-5-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala