Veteranët thirrin protestë të premtën

Autori:Gazeta Fjala

Veteranet_e_luftes_se_UCK-se-

Ndërtesa e Qeverisë, së shpejti pritet të rrethohet nga veteranët. Një protestë të tillë, e ka paralajmëruar vet kryetari i Shoqatës së Veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Vonesat e pensioneve për veteranët, duket të jenë arsye kryesore e kësaj proteste të thirrur, nga Qeriqi, shkruan Gazeta Fjala.

Përmes një postimi në Facebook, Qeriqi u ka bërë ftesë të gjithëve që t’iu bashkohen protestës së thirrur të premten.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëluftar, Pas padrejtësive që ju janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës të UÇK-së nga ana e ministrisë të punës dhe mirëqenjes sociale. Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj ministrie ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre,por që nuk kemi arritur një zgjidhje. Poashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim. Që nesër ditë e premte datë 30 shtator 2016 të protestojm para qeverisë të republikës të Kosovës duke filluar nga ora 12:00. Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet qeveria.Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë. Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni të paknaqur me këto padrejtësi që ti bashkangjiteni protestës. Me respekt, Xh Q. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veteranet-thirrin-proteste-te-premten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala