Veteranët protestojnë për Ramush Haradinaj

Autori:Gazeta Fjala

veteran

Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të  kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e dërguar  thuhet se Organizata e dalura nga Lufta e UÇK-së ka bërë thirrje që në protest të dalin të gjithë pa dallim partie a shoqate.

Protesta do të mbahet ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:oo, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, derisa në seancën gjyqësore të mbajtur në Kolmar të Francës, Haradinaj është liruar me kusht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veteranet-protestojne-per-ramush-haradinaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala