Veteranët e UÇK’së dënojnë vrasjen e policit në Istog

Autori:Zekirja Shabani

48426556_1864745686958067_5493162944227180544_n-e1545929522814-720x460

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Izet Demaj, i cili gjatë luftës ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. OLV e UÇK’së në reagimin e tyre ka kërkuar që organet e rendit t’i shtojnë masat e sigurisë në vend.

“Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së dënon ashpër vrasjen e policit Izet Demaj (veteran i i luftës), i cili ra në detyre gjate përleshjes me plaçkitësin e një banke ne Istog. Njëkohësisht shprehim shqetësimin tonë rreth shpeshtimit te plaçkitjeve e qe po marrin edhe jete njerëzish dhe kërkojmë nga organet e rendit qe te shtojnë masat e sigurisë”, thuhet në ketë reagim.

OLV e UÇK’së i ka shprehur ngushëllime familjes se policit qe ra sot ne krye të detyrës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veteranet-e-uckse-denojne-vrasjen-e-policit-ne-istog/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala