Veteranët do të “paguhen” më shumë pas vdekjes (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

invalidet e luftes se UCK

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më shumë përfitojnë pas vdekjes së sa janë gjallë. Trashëgimtari i veteranit do të marrë çdo muaj nga 250 euro, për dallim të veteranët luftëtarë që tani merr 170 euro nga buxheti i shtetit.

Kështu e parasheh ligji për veteranët nëse paga minimale në Kosovë vazhdon të mbetet në nivelin e njëjtë, sa është edhe pensioni i veteranit, edhe pas kategorizimit përfundimtar të listës së veteranëve luftëtarë të UÇK-së.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, kreu i veteranëve në Kosovë, Hysni Gucati, duke shpjeguar se Përfitimet e një veterani luftëtarë të UÇK-së, i angazhuar nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij.

Megjithatë, deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, ligji parasheh që skema pensionale zbatohet siç është parapare me ligjin bazik.

Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, aktualisht pensioni i një veterani luftëtarë është 170 euro. Ndërsa, familja e veteranit  përfiton 119 euro.
ask

Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vitin e kaluar është vendosur që lartësia e pensionit të trashëgimtarit të Veteranit Luftëtar të jetë 250 euro, shkruan Gazeta Fjala./Gazeta Fjala/.

23634799_10214306587647448_1233906809_n

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veteranet-do-te-paguhen-me-shume-pas-vdekjes-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala