Veseli uron për stadiumin Kombëtar në Drenas

Autori:Gazeta Fjala

vvv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur për vendimin e Qeverisë që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Drenas.

Si një prej ideatorëve të këtij lokacioni, por edhe ndërtimit të stadiumit, me mbështetje nga Hungaria, kryetari i Kuvendit në një postim në Facebook ka thënë se ndërtimi i stadiumit është lajm i mirë për sportistët.

Ai ka përdorur një metaforë për lokacionin, duke thënë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.

Ky është postimi i tij i plotë: Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është lajm i mirë, veçanërisht për sportistët tanë.

Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti. Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-uron-per-stadiumin-kombetar-ne-drenas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala