Veseli tregon se kur do të bëhet Thaçi president

Autori:Gazeta Fjala

foto

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se në muajin mars të vitit 2016, Hashim Thaçi do të bëhet President i Kosovës dhe atë me votat e qytetarëve, transmeton Gazeta Tribuna.

Këto komenti i dyti i PDK-së, i ka bërë në Kuvendin e IV-të Zgjedhur të Gruas Demokratike.

Ai e ka cilësuar PDK-në si partinë më të madhe në rajon.

Veseli ka nënvizuar se e ka të vështirë të flas para gruas së tij që gjendet në Kuvend, duke e cilësuar rolin e Gruas së PDK-së si shumë vendimtar. Ai ka thënë se roli i tyre do të rritet edhe më shumë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-tregon-se-kur-do-te-behet-thaci-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala