Veseli thotë se çështja e fotografisë së Flora Brovinës është lojë e Serbisë

Autori:Gazeta Fjala

kadri-600x360

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe njëherë rreth fotografisë e gruas së dhunuar që e publikoi deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e cila u zbulua se fotografitë ishin të falsifikuara. Veseli thotë se e gjitha është lojë e shërbimeve sekrete armike.

Kreu i PDK’së thotë se e di se kush është fajëtor që i futi në kurth deputeten Brovina.

Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.

“Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera.

“Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet  e luftës”, ka thënë Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-thote-se-ceshtja-e-fotografise-se-flora-brovines-eshte-loje-e-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala