Veseli thotë se bujqësia do të jetë prioritet i politikës

Autori:Gazeta Fjala

veseliii

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në konferëncën e sotme të donatorëve në sektorin e bujqësisë tha se bujqësia dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritet i politikës në Kosovë.

Sipas Veselit, fatkeqësisht politika nuk është e përfshirë për zhvillim të ekonomisë në vend, por vetëm për të marrë pushtetin.

“Për fat jo të mirë në Kosovë nuk ka ndodhur që politika të përfshihet në ekonomi. Politikanët po vazhdojnë në intersinë  e tyre të luftës për pushtet, e jo në interes të qytetarëve. Politika dhe politikanët në vend që të merren me bujqësi dhe problemet rurale janë bërë barrë për qytetarët”, ka thënë ndër të tjerash Veseli.

Kreu i Kuvendit ka shtuar se politika është shkëput nga prodhuesit, siç thotë “është e dhimbshme por e vërtetë”. Sipas Veslit kjo situatë në Kosovë duhet të ndryshojë urgjentisht.

“Fokusi i i vendimmarrjes duhet të kthehet në qytetarin tonë. Pa zhvillim ekonomik nuk mund të ecim asnjë hap përpara në fusha të tjera’, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se për të fituar lirinë e lëvizjes dhe luftimin e krimit e të korrupsionet, çelës konkret është zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka kërkuar që insitutcionet të invesotojnë më shumë në bujqësi dhe të kenë prioritet këtë sektor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-thote-se-bujqesia-do-te-jete-prioritet-i-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala