Veseli sot në konferencë, a do të kërkojë Kryeministër të ri apo zgjedhje

Autori:Gazeta Fjala

Kadri-Veseli-2

Kadri Veseli ka thirrur konferencë për media sot në orën 18:30 e cila do të mbahet në selinë e PDK-së në Prishtinë. Konferenca vjen pas dorëheqjes së befasishme të kryeministrit Ramush Haradinaj. Dje Veseli ka thënë se për vendimin e Haradinajt është informuar nga mediat, ndërsa ndodhej në SHBA, gjatë një vizite zyrtare.

Në një njoftim dërguar mediave, zyra e PDK-së tha: Sot, më 20.7.2019, në ora 18:30, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media në seli të PDK-së.

Ende nuk dihet qëndrimi i PDK-së, kjo pritet të bëhet e ditur gjatë kësaj konference, nëse do tëkërkojnë zgjedhje të reja si AAK-ja, LDK-ja, VV-ja, Nisma, PSD-ja etj.

Ndryshe, Veseli shkroi dje në Facebook se me keqardhje ka dëgjuar nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve si për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Veseli.

Ramush Haradinaj dha dje dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. Ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Përveç tij, ftesë nga Specialja së fundmi ka marrë Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi e Sokol Bashota

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-sot-ne-konference-a-do-te-kerkoje-kryeminister-te-ri-apo-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala