Veseli reagon pas vrasjes në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Kadri-Veseli-A2

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas vrasjes në Prizren, ku e vdekur mbeti një 42-vjeçare.

Përmes një shkrimi në Facebook, krye parlamentari në detyrë, ka shkruar se kjo ngjarje është akt i papranueshëm të cilin e dënon fuqishëm.

“Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës”, ka shkruar Veseli.

Tutje, ai ka bërë thirrje ndaj policisë e institucioneve që t’i japin dënimin e merituar dorasit si dhe t’i trajtojnë me përparësi këto çështje dhe me përkushtim të veçantë.

“Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-reagon-pas-vrasjes-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala