Veseli premton pastrimin e listave të veteranëve

Autori:Gazeta Fjala

69910468_1354106264764576_5642189697988952064_o-852x460 (1)

Të merkurën organizata e veteranëve të luftës lëshuan një reagim ku thanë se janë shpeshtuar rastet e lëshimit të certifikatave në emër të komisionit për veteranë të rrejshëm.

Diskutime të mëdha ka pasur edhe për numrin e saktë se sa veteranë të UÇK-së ka Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Por kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se do t’i pastroj listat e veteranëve.

Ai këtë premtim e bëri para qytetarëve të Drenicës.

“Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se nuk do e lejoj askënd të abuzoj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportin e punës së zëvendësministrit të punës Abdyl Imeri të cilin ai e kishte dorëzuar tek kryeministri Haradinaj bëhet e ditur se gjithsej janë 38 mijë e 253 veteranë që marrin pensionin.

Por ish-prokurori i dorëhequr Elez Blakaj kishte hedhur dyshime se mbi 19 mijë veteranë në këto lista janë të rrejshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-premton-pastrimin-e-listave-te-veteraneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala