Veseli: Në qoftë se do t’ju mbesim borxh dikujt, do të jenë pensionistët

Autori:Gazeta Fjala

veseli-3-690x380

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme vizitoi shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast diskutuan për problemet që përballen pensionistët, si dhe këta të fundit parashtruan kërkesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionisteve, Shaban Kajtazi, kërkoi që të përpilohet një ligj gjithpërfshirës për pensionistët, invalidët dhe dëshmorët e luftës, përderisa vlerësoi që deri tani janë bërë ndryshime pozitive në lidhje me statusin e pensionistëve.

Ndërsa Veseli vlerësoi që situata e pensionisteve, edhe pse ka pasur progres, nuk është ende siç do të duhet të jetë, përderisa cilësoi që kjo gjeneratë ka transformuar Kosovën mesjetare në një Kosovë industriale.

“Kjo gjeneratë ka dhënë shumë për Kosovën, gjithashtu duke pasur parasysh rrethanat historike. Janë bërë disa përparime mirëpo statusi juaj nuk është ai që do të duhej të jetë. Në qoftë se do t’ju mbesim borxh dikujt më së shumti, do të jetë kjo gjeneratë.” ka thënë Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

kadri

Ndër të tjera, i pari i PDK-së, theksoi rëndësinë e punësimit të personave që nuk kanë mbushur 65 vjeç, si dhe rritjen e pensioneve të kontributdhënësve.

“Personat që nuk kanë mbushur 65 vjeç nuk duhet të jenë pjesë e skemave sociale, ngaqë kjo ngarkon buxhetin e Kosovës. Duhet të jene aktiv, t’ju japim mundësi pune, veçanërisht kategorisë akademike. Ndërsa pensionet e kontributdhënësve nuk mund të jenë këto që janë, të paktën do të duhej të jenë 200 euro. Brenda një periudhe2-3 vjeçare kjo duhet të realizohet” ka deklaruar kryekuvendari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-ne-qofte-se-do-tju-mbesim-borxh-dikujt-do-te-jene-pensionistet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala