Veseli nderon viktimat e terrorizmit në Paris

Autori:Gazeta Fjala

veseli-1

Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në memorialin pranë Teatrit Bataclan, për t’i nderuar viktimat e sulmit terrorist të nëntorit të vitit 2015 që përgjakën Parisin dhe tronditën botën.

Veseli tha Kosova solidarizohet me Francën, ndërsa shprehu përkushtimin e plotë të shtetit të Kosovës për luftë kundër terrorizmit. “Sot u përkulëm te vendi ku ranë viktimat e terrorit, vitin e kaluar, në Paris.

“Shprehim keqardhjen tonë dhe solidarizohemi me familjet e viktimave dhe popullin e Francës. Ne ndajmë vlerat e njëjta si Republikë e Kosovës dhe jemi aleatë në luftën kundër terrorizmit”, tha ai.

Shefi i Kuvendit, po ashtu, u shpreh se sulmi në Paris ka bërë që e gjithë bota demokratike të bashkohet dhe t’i intensifikojë përpjekjet në luftën kundër të së keqes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-nderon-viktimat-e-terrorizmit-ne-paris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala