Veseli nderon dëshmorët Ferki Aliu dhe Sadik Bega

Autori:Gazeta Fjala

s-s-s-1-690x380

Shefi i Kuvendit Kadri Veseli, me rastin e 17-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ferki Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë lapidarit të këtij luftëtari, në Kçiq të Mitrovicës.

Kreu i parlamentit theksoi se jeta dhe vepra e Ferkiut, do të mbesin të paharruara për familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët.

Ai shtoi se dëshmori Ferki Aliu, me vendosmërinë e vet, dëshmoi se liria ishte më e çmueshme se jeta.

Më pas, Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja në Ferizaj.

Kryekuvendari Veseli vuri në pah heroizmin e Komandant Sadikut, me rastin e 18-vjetorit të rënies së tij.

Bashkë me nënën Zelë, nënën e dëshmorit Bega, kryetari Veseli qëndroi pranë shtatores e cila është ngritur një ditë më parë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se pa përkushtimin e ushtarëve si Sadik Bega, nuk do të vinte liria e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-nderon-deshmoret-ferki-aliu-dhe-sadik-bega/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala