Veseli mbjellë një Magnolia në Qendër të Studentëve

Autori:Zekirja Shabani

maagnolia

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, për ditën ndërkombëtare të tokës ka mbjellë në qendër të studentëve në Prishtinë një Magnolia – pemë dekorative.

Ai ka thënë se kjo ditë ka rëndësi të madhe ngase na kthen vëmendjen te problemi i ambientit, “te nevoja që të kemi një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm. Mënyra se si e trajtojmë ambientin tonë e tregon më se miri edhe imazhin tonë si shoqëri”.

“Duke iu bashkuar inciativës globale e cila synon që në këtë ditë, në gjithë planetin, të mbillen 1 miliard pemë, unë sot, në oborrin e Qendrës së studentëve në Prishtinë, mbolla një Magnolia – pemë dekorative që kultivohet shumë në vende të ndryshme të Kosovës. Gjethet e saj janë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit – një simbol për kujdesin e përhershëm ndaj ambientit”, ka thënë Veseli.

magg

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-mbjelle-nje-magnolia-ne-qender-te-studenteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala