Veseli: Ligji për Trepçën kalon të premten, Demarkacioni së shpejti

Autori:Gazeta Fjala

Kadri Veseli

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se të premten do të mbahet një seancë ku në rend dite do të jetë Ligji për Trepçën, cili edhe do të votohet.

Veseli ka deklaruar, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se është i bindur që Ligji për Trepçën do të kalojë dhe se për procedimin e ligjit janë akorduar edhe me Qeverinë e Kosovës.

Shpresë se do të kalojë ligji ka edhe Shefi i Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri.

Madje ai ka kërkuar nga deputetët që të mos mungojnë të premten, siç zakonisht bëjnë.

Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, deklaroi se në AAK ende nuk e dinë nëse do ta votojnë Ligjin për Trepçën, apo jo.

Lekaj dhe se ata ende nuk kanë parë ende kurrfarë projektligji për Trepçën.

Jashtë kësaj, Veseli ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Kreu i Kuvendit tha se Demarkacioni do të procedohet e do të votohet shumë shpejt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-ligji-per-trepcen-kalon-te-premten-demarkacioni-se-shpejti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala