Veseli: Kosova është kampione në shumë sporte

Autori:Gazeta Fjala

veseli-1-650x358

Kryeparlamentari,  Kadri Veseli ka thënë se është kënaqur shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, Kosova është kampione në shumë sporte dhe se duhet investuar edhe më tepër në këtë fushë.

“Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri”, ka shkruar ai në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-kosova-eshte-kampione-ne-shume-sporte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala