Veseli kërkon që Remit t’i merret mandati i deputetit

Autori:Gazeta Fjala

veseli remi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i merret mandati i deputetit Rrustem Mustafës.

Veseli ka kërkuar nga presidentja t’i drejtohet KQZ-së që, pas marrjes së mandatit të Mustafës, të emërojë një tjetër deputet të PDK-së.

Sipas burimeve të “Zërit”, Veseli ka bërë një kërkesë të tillë, pasi Mustafa nuk e ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.

Rrustem Mustafa është dënuar vitin e kaluar nga Gjykata për krime lufte.

“Na ka ardhur edhe vendimi i Gjykatës për Rrustem Mustafën që është i dënuar. Andaj, kryeparlamentari Veseli të premten i ka dërguar letër presidentes, ku ka kërkuar që ta adresojë në KQZ marrjen e mandatit të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës, dhe në vendin e tij të caktojë një deputet tjetër të kësaj partie”, ka bërë të ditur burimi brenda Kuvendit të Kosovës./zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-kerkon-qe-remit-ti-merret-mandati-i-deputetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala