Veseli ia beson Ministrinë e Shëndetësisë nënkryetarit të PDK-së të shkolluar në Universitetin e Harvardit

Autori:Gazeta Fjala

uran ismaili

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që Ministrinë e Shëndetësisë që llogaritet më e rëndësishmja dhe ka nevojë për reforma rrënjësore për të ofruar shërbime adekuate për qytetarët, t’ia besoj nënkryetarit Uran Ismaili – i shkolluar në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili që njëherit ka qenë prej vitit 2013 edhe shef i stafit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas shkuarjes në studime në Harvard ka studiuar në fushën e menaxhmentit dhe administratës publike me profesorët e njohur të këtij universiteti si

Ricardo Hausmann dhe profesorin më të njohur në fushën e konkurueshmërisë, Michael Porter dhe eksperten ndërkombëtare financiare, Laura Alfaro.

Uran Ismaili është bërë pjesë e PDK-së që nga viti 2007 duke mbajtur pozita të rëndësishme në hartimin e programeve partiake, ndërsa ka punuar në shumë projekte të rëndësishme të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Gjatë punëve të deritashme, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAD-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-ia-beson-ministrine-e-shendetesise-nenkryetarit-te-pdk-se-te-shkolluar-ne-universitetin-e-harvardit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala