Veseli i thotë lamtumirë ambasadorit Schlumberger

Autori:Gazeta Fjala

veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli, ka pritur të hënën në një takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claud Schlumberger.

Në këtë takim, kryeparlamentari dhe ambasadori kanë diskutuar për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në dhe Veseli ka deklaruar se pjesë e sukseseve të institucioneve të Kosovës, është edhe OSBE-ja.

Kryeparlamentari Veseli tha se pjesë e sukseseve të institucioneve të Kosovës është bashkëpunimi me OSBE dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.

“Ne kemi ecur përpara dhe kemi shënuar progres duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe organizatat që ndihmojnë institucionet e Kosovës”, ka thënë Veseli, njofton zyra e tij për media.

Me ambasadorin Schlumberger, është takuar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai e ka falënderuar Schlumberger, për kontributin që ka dhënë në Kosovë sa ishte ambasador i OSBE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-i-thote-lamtumire-ambasadorit-schlumberger/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala