Veseli garanton realizimin e premtimeve të Lladrovcit

Autori:Gazeta Fjala

4

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale të kandidatit Ramiz Lladrovci për raundin e dytë zgjedhor në Drenas.

Duke iu drejtuar mbi 1 mijë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka thënë se të gjithë ju pyesni se çfarë na duhej ky raund i dytë, por kjo është pjesë e demokracisë.

“Unë e di se të gjithë pyesim se çfarë na duhej ky raund i dytë. Por, kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet të gëzohen pak edhe oponentët tanë politikë, por jo tepër mase e pastaj të hidhërohen pas një jave. Besoj se ata do të jenë dinjitoz dhe më 18 dhjetor ta pranojnë rezultatin dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit e të mos shpërndajnë fyerje e akuza, atëherë kur atyre nuk ju pëlqen”, ka thënë lideri i PDK-së.

I pari i PDK-së ka thënë se do të punojë bashkë me kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, që çdo fshati në zonat rurale të Drenasit t’i rregullohet infrastruktura jetësore në nivelin e duhur.

“Unë si kryetar i PDK-së do ta pranoj çdo kritikë, që ka të bëjë veçanërisht me përmirësimin e Partisë Demokratike. Pushteti jepet nga populli dhe duhet të kthehet në mënyrë të ndershme tek populli. Andaj, i ftoj të gjithë qytetarët pa dallime partiake, që më 18 dhjetor të votojnë Ramiz Lladrovcin dhe unë do të jem garant i gjitha projekteve që do të realizohen në komunën e Drenasit”, ka thënë Veseli.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Drenasit për besimin e tyre në Partinë Demokratike të Kosovës, kreu i PDK-së ka kërkuar prej tyre që të dalin masivisht më 18 dhjetor për të votuar për kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-garanton-realizimin-e-premtimeve-te-lladrovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala