Veseli: Është vullnet i popullit, Kosova do ta ketë ushtrinë e saj

Autori:Gazeta Fjala

i-papranuesh-euml-m-ccedil-far-euml-do-pazari-me-srpska-p-euml-r-ushtrin-euml-e-kosov-euml-s_hd-1200x630

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj, sepse, sipas tij, “ky është vullneti i popullit të Kosovës”.

Veseli tha se ushtria e Kosovës do të jetë aleate besnike e NATO-s. Deklaratat e Veselit u bënë në përmbyllje të punimeve të Konventës së tetë të Partisë Demokratike të Kosovës, në të cilën shpalosi edhe një pjesë të një vizioni për të ardhmen e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës do të jetë moderne dhe anëtare dinjitoze e NATO-s. Uniforma e ushtrisë së Kosovës do t’i shërbejë paqes, stabilitetit dhe idealit për një botë më të mirë. Ne do të jemi aleat besnik dhe efektiv i Aleancës perënimdore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Veseli.

Një projektligj për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, iu dorëzua pak javë më parë Kuvendit të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar nga ligjvënësit ta votojnë, në të kundërtën ka kërcënuar me dorëheqje.

Projektligji për ushtrinë e Kosovës është kundërshtuar nga Aleanca Veri-atlantike, NATO, dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, që kanë këkruar ‘krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese”. Ata thanë se “nuk do t’i mbështesin hapat e njëanshëm”

Ndryshimet kushtetuese, ndërkaq, vështirë të mund të realizohen për shkak të kundërshtimit të pjesëtarëve të pakicës serbe në Kuvend, të cilët janë mbështetur edhe nga Beogradit zyrtar.

Por, kryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të dielën se “ekziston një vendosmëri më e madhe dhe një bashkim më i madh për ta bërë ushtrinë e Kosovës dhe për ta mbrojtur shtetin nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm”.

Veseli deklaroi se “shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk është i përkohshëm, por është vepra më madhështore e popullit të Kosovës.”

“Si populli më i vjetër në Evropë, ne presim përkrahjen më të madhe në Bashkimin Evropian dhe respekt e njohje të progresit tonë të drejt anëtarësimit të plotë”, u shpreh Veseli.(REL)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-eshte-vullnet-i-popullit-kosova-do-ta-kete-ushtrine-e-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala