Veseli dëgjon hallet e banorëve të larguar nga banesat

Autori:Gazeta Fjala

14438996_10211347947872378_2042568945_o

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar sot paradite banorët e larguar nga banesa kolektive në lagjen “Dardania” të cilët që nga mëngjesi kanë pritur para ndërtesës së Kuvendit për ta takuar kryeparlamentarin Veseli.

Veseli i ka dëgjuar kërkesat e banorëve, ndërsa i ka siguruar se do të bëjë përpjekje që tu gjendet një zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare. Banorët kërkuan nga kryetari i Kuvendit që të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje , pasi siç thanë ata, kanë mbetur pa strehë në stinën e dimrit.

Banoprët e familjeve të dëbuara e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen që u ka bërë dhe kanë shfaqur shpresën se kreu i Kuvendit do të përpiqet të gjejë një zgjidhje. Mësohet se kryeparlamentari Veseli do ti pres edhe në një takim tjetër përfaqësuesit e 131 familjeve të dëbuara nga ndërtesa në lagjen “Dardania”.

 

14393901_10211347947792376_969811414_o 14394039_10211347947832377_25839196_o 14423950_10211347947752375_2013688267_o 14438996_10211347947872378_2042568945_o

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veseli-degjon-hallet-e-banoreve-te-larguar-nga-banesat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala