Vërejtja e BE-së kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, lajm në mediat ndërkombëtare

Autori:Gazeta Fjala

gjykataa

Mediat ndërkombëtare gjatë ditës së sotme janë marrë me temën e tentativës së udhëheqësisë kosovare për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në fokus ishte vërejtja e Bashkimit Evropian për Kosovën, se nëse do të shfuqizohej Gjykata Speciale atëhere ky vendim do të kishte pasoja të mëdha për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, transmeton lajmi.net.

Agjensia prestigjoze e lajmeve “Reuters” shkruan sot se Kosova po rrezikon marrëdheniet me BE-në me vonesën e funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Aty përmendet edhe vërejtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dhënë para disa ditësh për këtë çështje.

“Reuters” përmend edhe emisarët e ardhur nga Franca dhe Gjermania, në tentim të parandalimit të ndonjë tentative tjetër për bllokimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thuhet në këtë artikull është formuar me qëllimin e hetimit të krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve solli lirinë më 1999.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/verejtja-e-be-se-kunder-shfuqizimit-te-gjykates-speciale-lajm-ne-mediat-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala