Vera ngrit çmimet e produkteve ne Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

produkte

Këtë vit qytetarët kanë paguar më shtrenjtë për pemët, rrymën e lëndët djegëse. Ato bashkë me produkte tjera të konsumit të gjerë janë shtrenjtuar për 1.9 për qind nga qershori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, të publikuar të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (AKS) vetëm në muajin qershor të këtij viti çmimet janë ngritur për 0.3 për qind për dallim nga muaji maj.

Megjithatë, të dhënat e ASK-së, tregojnë se gjatë kësaj periudhe, qershor 2016-qershor 2017, ulje të çmimeve në treg kanë pësuar vezët, perimet, qumështi dhe produktet e tjera të tij, si dhe pajisjet për transport personal./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vera-ngrit-cmimet-e-produkteve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala