Vendoset flamuri shtetëror te “Rrethi”

Autori:Gazeta Fjala

flaa_1518555307-3337397 (1)

Pas vjedhjes së flamurit të Kosovës, i cili ishte punuar të vendoset te”Rrethi”, tani është vendosur një flamur tjetër.

Ky flamur është me përmasa më të vogla se ai që u vodh nga persona akoma të panjohur.

Ky flamur u vendos pas heqjes së atij kombëtar që ishte vendosur nga Komuna e Prishtinës.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë.

Derisa kompania e vendosi atë, forca të shumta të policisë ishin afër vendit të ngjarjes. Për vendosjen ose jo të flamurit në këtë vend, së fundi kishte shpërthyer një debat i ashpër në rrjetet sociale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vendoset-flamuri-shteteror-te-rrethi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala