Vendimi mashtrues i Kadri Veselit për Xhavit Halitin (Dokument)

Autori:admin

kadri veseli

Vendimi me të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ia ndau 18 mijë euro bashkë partiakut Xhavit Haliti del se nuk ka asnjë bazë ligjore. Bazuar në vetë dispozitat ku është mbështetur Veseli për ti ndarë këto mjete shihet se i tërë procesi është i kundërligjshëm.

Gazeta Fjala, ka siguruar të gjitha dokumentet që sqarojnë këtë rast.

vendimi-veseli

Të dy pikat ku e mbështet vendimin kryeparlamentari nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën për subvencionimin e deputetëve në asnjë rast.

Rregullorja e Kuvendit, përkatësisht neni 17, ku thirret krye parlamentari, flet se si kryetari duhet ta propozoj rendin e ditës, ti thërras dhe kryesoj mbledhjet dhe të ushtroi postin e Presidentit në raste të përcaktuara me Kushtetutë.

rregullorja e kuvendit

Ndërkaq, në nenin 67, pika 7, i cili sipas Veselit i jep të drejtë të ndajë mjete nuk thuhet asgjë për këtë punë.

Aty vetëm shpjegohen kompetencat e kryetarit për ta përfaqësuar Kuvendin, për ta përcaktuar rendin e ditës, e për të nënshkruar akte nga Kuvendi.

kushtetuta neni 67

Të premten Gazeta Fjala ka raportuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me vendim personal dhe pa mbështetje ligjore ia ka ndarë 18 mijë euro nga paratë e taksapaguesve bashkë partiakut, njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti.

Këto mjete, mësohet se i janë dhënë për trajtim mjekësor jashtë vendit, përkundër faktit se nuk ka pasur një vendim kryesie dhe Kuvendi nuk ka një linjë zyrtare buxhetore për raste të tilla të deputetëve. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vendimi-mashtrues-i-kadri-veselit-per-xhavit-halitin-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala