Vendimi i Gjykatës për Fatmir Limajn në Rastin ‘Bellanica’

Autori:Gazeta Fjala

limaj-ne-Gjykate-1

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata shpalli verdiktin.

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

“Nuk provohen elementet e vepres penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza” ka thënë gjykatësi

Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.  Cialis Professional purchase Viagra Soft buy Në fjalën përfundimtare prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësisnë komanduese, ngase sipas organit të ndjekjes i akuzuari nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet.

Gjatë kësaj fjale të dhënë më 6 mars 2018, prokuroria konstatoi se Limaj, por edhe ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së gjatë gjykimit nuk arritën ta mbrojnë imazhin e luftës së kësaj ushtrie.

Në të njëjtën ditë, Limaj në fjalën e tij përfundimtare, shprehu keqardhjen për familjet e dy të vrarëve që tha se pavarësisht odiseadës që përjetuan, nuk arritën ta kuptojnë nga ky gjykim kush i kishte kryer vrasjet.

Limaj dhe avokati i tij Tahir Rrecaj e cilësuan lehtësim për familjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit vërtetimin gjatë gjykimit se dy të vrarët nuk u vranë si kolaboracionistë, e as tradhtar]ë të kombit.

Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016.

Aktakuza e ngarkonte të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vendimi-i-gjykates-per-fatmir-limajn-ne-rastin-bellanica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala