Vëllai vret vëllain për wireless

Autori:Gazeta Fjala

462206-wireless-router-features-you-should-be-using-but-probably-aren-t_1505379679-7212242

Timothy Record u deklarua i pafajshëm për dyshimet se ai vrau vëllain e tij duke e therur me thikë pas një zënke rreth asaj se cila pajisje po e ngadalësonte WiFi-në.

20-vjeçari dyshohet se e theri me thikë vëllain e tij më të madh, pasi një zënke mes tyre rreth asaj se cilat pajisje elektronike po e ngadalësonin WiFi-në.

Timothy Record thuhet se e theri për vdekje vëllain e tij 23 vjeç Nathan Record të martën mbrëma, kur filluan të ziheshin se cilat pajisje po e ngadalësonin internetin në shtëpinë e tyre në Massachusetts, SHBA, thuhet sipas dokumenteve të gjykatës.

Ai u paraqit në gjykatë të mërkurën dhe u deklarua i pafajshëm për vrasjen e vëllait dhe është duke u mbajtur pa dorëzani, transmeton Gazeta Express.

Gjatë zënkës, policia thonë se Nathan Record e goditi vëllain e tij të vogël disa herë në fytyrë dhe kokë.

Timothy Record më pas shkoi poshtë në kuzhinë, mori thikën dhe u ballafaqua me vëllain e tij, para se ta therte atë në gjoks.

Nëna e tyre thirri policinë në 19:30 dhe kur arriti policia, ata e gjetën Nathan Record gjallë dhe me gjakderdhje në shkallët e shtëpisë.

23 vjeçari më pas u dërgua në spital dhe vdiq nga lëndimet e marra. ‘Fitchburg Sentinel and Enterprise’ raportoi se vëllezërit kishin një histori të dhunës mes vete.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vellai-vret-vellain-per-wireless/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala