Vëllai i Komandant Malishevës: Të burgosurit në torturë!

Autori:Gazeta Fjala

alban

Alban Krasniqi, vëllai i Muhamet Krasniqit – komandant Malisheva, ka shkruar në Facebook se gjendja e të burgosurve është shumë e rëndë dhe ata janë në rrezik për jetën.

“Ata i janë nënshtruar torturave çnjerëzore nga policia maqedonase, derisa kanë plagë të rënda duke mos u ofruar kurrfarë mjekimi. Ndërhyrja në ofrimin e ndihmës mjekësore është jetike”, ka shkruar Alban Krasniqi.

Ndryshe, Komandant Malisheva ishte njëri nga pjesëmarrësit në konfliktin e fundit të Kumanovës, të shtunën e kaluar, i cili, sikurse edhe disa të tjerë, kishte mbetur i plagosur dhe tani, së bashku me disa të tjerë janë edhe të burgosur. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vellai-i-komandant-malisheves-te-burgosurit-ne-torture/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala