Veliu shpenzon 3 mijë e 500 euro për larje të automjeteve

Autori:Gazeta Fjala

largea_agim-veliu-10711440615553

Të parit të Komunës së Podujevës e zyrtarëve të tjerë të kësaj komune nga puna e tepërt, sidomos gjatë fushatës siq duket po u ndoten veturat së tepërmi.

Komuna e Podujevës në krye me Agim Veliun ka shpallur tender në vlerë prej 3 mijë e 500 euro, për larje të automjeteve zyrtare të institucioneve të komunale.

Kjo sipas njoftimit për dhënie të kontratës që ka publikuar kjo komunë në Komisonin Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet kontrata i është dhënë autolarjes “Iliri”. Kontrata është dhënë më 12 tetor 2017, ndërsa nënshkrimi planifikohet të bëhet me 18 tetor 2017./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/veliu-shpenzon-3-mije-500-euro-per-larje-te-automjeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala