Vedat Muriqi lë mbrapa të gjithë yjet në futbollin turk, merr një çmim të madh

Autori:Gazeta Fjala

auto_NBA1572886188-696x519-1-696x460

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejnë te Fenerbahce dhe në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te skuadra turke.

Reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar si lojtari më i dalluar i muajit tetor, duke lënë mbrapa vetës emra shumë të njohur.

25-vjeçari ka mposhtur yjet si, Ryan Babel dhe Radamel Falcao, për ta fituar kështu çmimin modest.

“Lojtari i muajit tetor”, ka shkruar 26-vjeçari në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.

10 ndeshje, 5 gola dhe një asist – janë statistikat e ‘gladiatorit’ kosovar me Fenerbahcen këtë sezon, duke luajtur në total 900 minuta.

Kujtojmë se Muriqi kaloi në këtë verë te skuadra turke nga rivali i tyre i ligës Rizespor, pas formës së shkëlqyer që kishte treguar në sezonin e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vedat-muriqi-le-mbrapa-te-gjithe-yjet-ne-futbollin-turk-merr-nje-cmim-te-madh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala