Veçoritë e iPhone X

Autori:Gazeta Fjala

iphonex

I fundit në prezantimin e Apple, megjithatë jo nga rëndësia ishte iPhone X ( X qëndron për numrin dhjetë), i cili vjen me ekranin Super Retina OLED dhe 2,7 milionë pixels, densiteti më i lartë i arritur ndonjëherë nga iPhone.

Ekrani nuk rrethohet nga asgjë dhe aktivizohet duke e ngritur telefonin apo duke prekur mbi ekran.

Në vend të TouchID, identifikimin do ta bëni përmes sistemit për njohjen e fytyrave që Apple e ka quajtur Face ID.

E njëjta kamerë që përdoret për Face ID mundëson edhe krijimin e animacioneve, përmes skanimit të fytyrës.

Njëjtë si iPhone 8 dhe 8 Plus, karikimin e iPhone X do të mund ta bëni përmes sistemit wireless.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vecorite-e-iphone-x/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala