Vdesin 16 e plagosen 30 nga përplasja e trenit me autobusin

Autori:Gazeta Fjala

meksike

Një përplasje fatale mes një treni mallrash dhe një autobusi në Meksikë i ka marrë jetën të paktën 16 personave dhe ka plagosur 30 të tjerë.

Dëshmitarët tregojnë se autobusi e kaloi me të kuqe semaforin që ndan shinat e hekurudhës me autostradën. Kjo ka qenë fatale, çka solli edhe ndarjen përgjysmë të autobusit.

Nga raportimet e mediave vendase, autobusi kishte rreth 60 pasagjerë, ndërkohë që kapaciteti i tij ishte vetëm për 40 persona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vdesin-16-e-plagosen-30-nga-perplasja-e-trenit-me-autobusin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala